16:52 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dyfytyrësia e Albin Kurtit, në njërën anë i përkulet Mustafës, në anën tjetër e akuzon!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti arriti që në zgjedhjet e gjashtë tetorit të dal fitues.

Por pavarësisht kohës që ka kaluar, Qeveria Kurti ende nuk po arrihet të formohet.

Pavarësisht arritjeve në zgjedhje, pritet që për të  udhëhequr me vendin Vetëvendosje të zyrtarizojë koalicionin me LDK-në, parti kjo e udhëhequr nga Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës.

I ftuar në TopChannel, Kurti ka treguar disa nga veprimet që do të ndërmarrë që në fillim të qeverisjes.

Ai tha se në javën e parë të punës do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës dhe se do të takohet me pasardhësin e Mogherin-t, do të shqyrtojë 33 marrëveshjet, do të takojë komunitetin e bizneseve, do t’u dërgojë letër Brukselit, Ëashington-it, Berlinit e Beogradit dhe në bazë të përgjigjeve të tyre do të vendosë.

Por me këtë rast, i ftuari në studio i drejtohet Kurtit se kështu kanë bërë edhe kryeministrat e kaluar.

E përgjigja e Kurtit ishte se nuk kanë bërë kështu.

“Jo s’kanë bërë kështu, kryeminstrat e tjerë kanë vjedhur, kanë vjedhur. Ta shohim, pork a gjëra që s’i shohim se kanë vjedhur”, tha Kurti.

Pra, pavarësisht faktit se Kurti ka zhvilluar së fundi disa takime radhazi me Mustafën për t’u dakorduar për hapin e madh të bashkëqeverisjes, ky i fundit nuk heziton të thotë se kryeministrat e kaluar kanë vjedhur duke mos e anashkaluar edhe Mustafën, bashkëpunëtorin e ri.

Në parim për Kurtin, Mustafa vazhdon të jetë njeri që e vodhi Kosovën, anipse koalicionin do ta lidh pikërisht me këtë njeri.

Duke përkujtuar të kaluarën e dyshes, kjo nuk është fare surprizë pasi që Kurti shpesh herë e ka gozhduar Mustafën për punën e bërë në qeverisjen e kaluar.

Kurti tha se të cekurat më lartë janë hapa që do të ndjekë dhe se këto janë çështje javësh.

Ndiqeni videon nga minuta e 4-të: /Indeksonline/