75 Mall Live Search
16:09 / E Enjte, 30 Maj 2024 / A. M.

Dyshohet se pengoi policinë Shkabaj, arrestohet një person

Në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës është arrestuar një person, kjo pasi ka penguar Policinë e Kosovës të kryej detyrën.

Policia e Kosovës ka asistuar sot Inspektoriatin e Komunës së Prishtinës për të rrëzuar objektin e nisur për xhami.

Banorët e këtij fshati kanë kundërshtuar këtë vendim, ku është përdorur edhe sprej për qetësimin e situatës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se një person është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Policia vetëm po asiston inspektorët komunal. Sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një personit është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Ahmetaj.

fotoilustrim