22:10 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Dyshohet se u vodhën stolitë e arit, u takonin mbetjeve mortore të kthyera nga Serbia

Familjarët e personave të zhdukur po pretendojnë se kanë humbur gjërat e vlefshme të të afërmve të tyre duke përmendur këtu dy kavanoza me stoli ari.

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Çerkini, në një prononcim për Indeksonline ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e kthimit mbetjeve mortore dhe gjerave personale të tyre.

Ai ka shpjeguar se si në takimin e fundit me zyrtar nga Qeveria e Serbisë për persona të zhdukur, kanë  thënë se Kosovës i janë dorëzuar stolitë  e gjetura në Batajnicë.

“Për persona e pagjetur po bëhet më pak se sa që ka mundësi si nga vendoret ashtu edhe nga ndërkombëtarët. Bashkë me mbetjet mortore të kthyera që janë gjetur në Batajnicë kanë qenë edhe dy kavanoza të mbushur me stoli ari të ndryshme. Kur kemi shkuar në Batajnicë afër meje ka qenë një polic serb i përkatësisë etnike kroate i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë luftës në komunën e Drenasit, ai më është afruar dhe më ka pyetur ‘Ju familjarët ai keni marrë gjerat e vlefshme që i përkisnin të vrarëve? Aty kanë qënë dy kavanoza të mbushur me stoli të ndryshme në vlerë rreth 40 mijë dollarë!”, ka treguar Qerkini.

Ai pohon se këtë deklaratë të policit serb e kanë dëgjuar edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Ai thekson se në një takim që kanë pasur gjatë këtij viti më përfaqësues të qeverisë dhe komisionit për të pagjetur është ndërpre takimi kur janë përmendur gjerat e vlefshme për të cilat të cilat po pretendohen si të humbura.

Ndërkaq Policia e Kosovës nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje nëse është bërë ndonjë ankesë apo jo për zhdukjen e gjerave personale të personave që ishin të varrosur në varrezat e Batajnicës. /Indeksonline/