23:19 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dzeko si makineri, “perandoria” romake “shkatërron” Plzenin

Roma ka mposhtur Viktoria Plzen me rezultat 5-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Italianët ishin të pamëshirshëm me një Edin Dzeko në formë të jashtëzakonshme, shkruan indeksonline.

Boshnjaku shënoi tri gola në këtë ndeshje duke i dhënë një kundërpërgjigje Dybalas që e bëri një gjë të tillë më herët.

Dy golat e tjerë për Romën i shënuan Cengiz Under dhe Justin Kluivert.

Romakët pas fitores janë në pozitën e tretë me 3 pikë aq sa ka Reali dhe një më pak se CSKA Moska. /IndeksOnline/