16:35 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Edin Dzeko: Ëndërroja të luaja për Milanin

Sulmuesi i Romas, Edin Dzeko ka folur për të ardhmen dhe dëshirat në të kaluarën para se të transferohej në Wolfsburg.

Boshnjaku ka thënë se do të vendos për të ardhmen pas dy ndeshjeve me Kombëtaren, shkruan indeksonline.

“Tani do të luaj dy ndeshje me ekipin kombëtar boshnjak dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh. Unë kam edhe dy vite në kontratën time, kështu që ju gjithashtu duhet të pyesni Romën”, ka thënë sulmuesi.

Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën e tij që të luaj me Milanin.

Kur unë isha duke luajtur me fanellën e Zhelezniëarit, ëndrra ime ishte të luaja në Milano. Pas fitova titullin me Wolfsburg unë isha shumë afër Milanit, por skuadra gjermane nuk donte të më linte të shkoj . Por për fat të mirë karriera ime gjithsesi shkoi mirë dhe për momentin unë jam shumë i lumtur në Romë”, përfundoi boshnjaku.

Kujtojmë se Edin Dzeko është duke u përfolur se mund të largohet nga kryeqyteti italian gjatë afatit kalimtar të verës. /IndeksOnline/