07:59 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Sot mbahet konferenca ‘E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë’

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës sot organizojnë konferencën “E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë” .

Kjo konferencë do të adresojë temat të cilat ndikojnë në të ardhmen e energjisë së ripëtëritshme dhe zhvillimin e këtij sektori. Gjatë konferencës do të diskutohet për tarifat nxitëse, si një ndër stimujt kryesorë të investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

Të pranishëm do të jenë zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfaqësues nga Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës si dhe përfaqësues nga institucionet financiare vendore dhe ato ndërkombëtare.