09:34 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E ardhmja e Arda Turan, flet agjenti

Arda Turan është afër largimit nga Barcelona. Por kështu nuk mendon edhe agjenti i futbollistit, Ahmet Bulut.

Bulut ka qenë pjesë e një emisioni në “TRT Spor”, dhe ka treguar gjendjen e futbollistit të tij.

“Ne ankohemi për situatën e Ardas në Barcelonë. Trajneri nuk i ka dhënë shans as 10 minuta. Kjo është shumë interesante për ne. Arda dëshiron të luajë me topin. Ai ka kontratë të mirë me Barcelonën. Asnjë ekip tjetër nuk ofron këto mundësi. Ende nuk ka ndonjë propozim nga Arda, madje as për Turqinë. Kështu që ai vet do të vendos për të ardhmen”, ka thënë Bulut.

Mesfushori i Kombëtares së Turqisë është i lidhur ngushtë me një kalim në Premierligë te skuadra e Arsenalit, por ende nuk ka dicka konkrete./IndeksOnline/