20:53 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

E ardhmja e Barcelonës është në këmbë të sigurta

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e La Liga për ekipet Under 12, duke mundur Deportivo La Coruna, Celta Vigo, Sevilla dhe Real Sociedad.

Disa nga golat që kanë shënuar kanë qenë të mrekullueshëm, veçanërisht kundër dy ekipeve të fundit. Në minutat e para kundër Sevilla, të rinjtë e Barçës kanë realizuar një gol shumë të bukur skuadre.

Por goli më i bukur i skuadrës ka ardhur në 1/16-at kundër Alavaes, me katalanasit që kanë gjetur rrjetën pas 10 pasimesh. Golin mund ta shijoni më poshtë. /IndeksOnline/

Temat: