15:26 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

E ardhmja e Mevlan Zekës, flasin nga Feronikeli

Futbollistit, Mevlan Zeka i ka skaduar kontrata me klubin e Feronikelit dhe pas përfundimit të sezonit është futbollist i lirë.

Rreth kësaj, Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Feronikelit, Erlind Krasniqi rreth kësaj teme.

“Është e vërtet që kontrata i ka skadu. Klubi është në bisedime me Zekën për kontratën të re”, u shprehë Krasniqi.

Mevlan Zeka për Indeksonline ditë më parë tregoj se fillimisht do të flas me Niklin pastaj do të vendos për të ardhmen.

“Po është e vërtet që më përfundon kontrata këtë vit dhe së pari do të bisedoj me klubin KF Feronikeli  se isha 4 vjet dhe duhet respektuar. Kam oferta në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut por edhe jashtë vendit. Të shohim se si do të shkojnë gjërat pasi të perfundoj sezoni dhe do të vendoset për të ardhmën time”, ishte shprehur Zeka ditë më parë./Indeksonline/