09:10 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / LB

E ardhmja nuk është e sigurt/ Klauzola sekrete e Uzunit, 25 milionë euro nëse…

Myrto Uzuni është pa dyshim ylli i Gra nadës dhe lojtari më i mirë i momentit. Ai udhëheq listën e golashënuesëve në kategorinë e dytë spanjolle, duke qenë autor i 15 golave dhe për këtë ka disa skuadra që mund të jenë të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka një kontratë aktuale me Granadën, pas rinovimit të tij të fundit, që e lidhe me klubin spanjoll deri në vitin 2026.

Klauzola e ndërprerjes së kontratës së tij shkon në 12 milionë euro, por kjo nuk është e vetmja pjesë, pasi nëse skuadra e tij do të ngjitet në La Liga, kjo klauzolë do të shkojë deri në 25 milionë euro.

E ardhmja e tij mund të përfshijë largimin nga Granada dhe bashkimin më një ekip tjetër me muskujt më të mëdhenj ekonomikë. Megjithatë, është e nevojshme të bëhet dallimi midis klauzolës dhe vlerës së tregut, e cila është disi më subjektive.

Disa analistë tregojnë se mund të jetë rreth 7 milionë dhe se mund të jetë akoma më e lartë nëse ai vazhdon ecurinë e tij pozitive dhe rrit numrin e golave. Në çdo rast, kushdo që dëshiron të ketë shërbimet e shqiptarit duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme.

Ky futbollist është një nga asetet kryesore të klubit. Uzuni ka shënuar 14 gola në shtëpi dhe këtë fundjavë që kaloi gjeti rrjetën e parë në transfertë. Ai ka formuar një dyshe të fortë me ish-lojtarin e Real Madridit, Hoze Kajehon.

Granada aktualisht renditet në vendin e pestë në kuotën e 44 pikëve, tri pikë nga Levante e vendit të dytë që ngjitet direkt dhe pesë pikë nga kreu që e mban Las Palmas. Për momentin, ashtu siç është shprehur edhe në prononcimet e fundit, Uzuni është i fokusuar tek ekipi i tij dhe dëshira është që të ngjitet në La Liga.