11:30 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

E bëjnë kinezët, telefonin me zoom x10

Gjiganti kinez, Oppo ka konfirmuar se po zhvillon një sistem kamere me lentë zmadhimi x10.

Teknologjia është e ngjashme me prototipin e zmadhimit 5x që kompania shfaqi disa vjet më parë, duke përdorur gjerësinë laterale të telefonit.

Sistemi ka stabilizim optik të imazhit, por deri më tani Oppo nuk ka pranuar detaje të reja për këtë. Oppo thotë se do të shfaqë kamerën në MWC 2019, që mbahet muajin e ardhshëm.

Oppo gjithashtu thotë se do të tregojë një sensor të ri në ekran me gjurmë gishtash me 15 herë zonën aktive./Indeksonline/