75 Mall Live Search
21:14 / E Hënë, 23 Mars 2026 / L A

E bëri një herë, PSG synon të shtyejë përsëri ndeshjen e tyre të Ligue 1

PSG ka bërë kërkesë që t’ju shtyhet përsëri ndeshja në Ligue 1.

Kjo për shkak se kampionët francez, dëshirojnë që të jenë më të përgatitur për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, duke synuar të sigurojë një javë të plotë pushimi.

Bëhet fjalë për ndeshjen ndaj Lensit, që pritet të zhvillohet më 8 prill, 3 ditë para ndeshjes së parë ndaj Liverpoolit.

Ata kishin arritur të shtynin ndeshjen ndaj Nantesit, për t’u përgatitur ndaj Chelseat në 1/8-tat e finales.

Mbetet të shihet se a do t’i aprovohet kjo kërkesë “Parizienëve”./IndeksOnline/