10:23 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

E bija rrah nënën në Prishtinë

Përmes një komunikate dërguar për media, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një femër në Prishtinë për ushtrim të dhunës në familje.

Në raportin e PK-së, thuhet se e arrestuara ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./AktivPress