13:02 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

E bujshme nga “The Times”: De Gea luajti të martën kundër klubit të tij të ardhshëm

Juventus janë të specializuar për të rrëmbyer lojtarët pa paguar asgjë. Klubi italian mori një vështrim pozitiv ndaj De Geas në fitoren e tyre 1-0 ndaj United në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli, 27 vjeç, është i vetëdijshem se gjigandët nga Torino e duan atë me kontratën e tij e cila skadon verën e ardhshme, edhe pse United kanë mundësinë t’ia zgjasin atë për një vit më shumë.

Megjithatë, një burim i sigurt nga Old Trafford, i tha të përditshmes The Times: “De Gea luajti kundër klubit të tij të ardhshëm të martën e kaluar”.

“Juve janë ekspertë në marrëveshje inteligjente. Nëse United nuk e shesin atë në verë, Juventusi do të presë deri në fund të kontratës së tij.”

Kjo do të irritonte shefat e klubit anglez, pasiqë janë “djegur” një herë me Zonjën e Vjetër, duke ua marrur Pogban pa para për t’ua shitur më pas për 89 milionë funte.

De Gea ka pritur gjatë për një marrëveshje të re afatgjatë me United por nuk është arritur dhe tani duket që ai është i tunduar për t’iu bashkuar një tjetër ekipi të madh sic është Juventus. /IndeksOnline/