19:07 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

E çuditshme, ku është Presidenti Thaçi, s’e thotë asnjë fjalë për demarkacionin

Derisa po mbahet seanca për Demarkacionin, Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj çështjeje. Ai është kujdesur të falënderojë ish-kryediplomatin francez, Berndand Kouchner, dhe të tjerët që e ndihmuan në promovimin e librit në Francë. Ndërkohë që postimi i fundit ka të bë me vlerat e frankofonisë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po zhvillojnë debat, ndërsa pritet që sot të dalë në votim demarkacioni me Malin e Zi. Pothuajse në çdo fjalim është përmendur emri i Presidentit si nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, mirëpo vetë ai nuk ka dhënë asnjë koment rreth Demarkacionit.

Në Twitter ka shkruar diçka në frëngjisht për frankofoninë ndërsa postimi i tij para 3 ditësh ka të bëje me Bernard Kouchner,

Thaçi ka shkruar në Twitter se është ndier i nderuar që bashkë me Kouchnerin kanë mbajtur fjalim,Express.

“Jam i nderuar qe isha i ftuar  të flas së bashku me Bernand Kouchnerin në promovimin e librit në Paris. Shumë diplomatë, gazetarë, politikanë të intersuar në zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Ballkan”, ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Tutje, ai ka falëndëruar njërën nga autorët e librit, Suzy Jagger si dhe vendin ku u mbajt promovimi.