12:27 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

E dashura i doli live në facebook, ai e vret para të gjithëve

Një 37-vjeçar nga Louisiana, SHBA, është shpallur fajtor për vrasjen e ish të dashurës së tij ndërkohë që po transmetonin “live” në Facebook.

Johnathan Robinson u shpall fajtor të enjten ndërkohë që i shpëtoi dënimit me vdekje për vrasjen e 27-vjeçares, Rannita Williams në prill të vitit që shkoi.

Prokurorët deklaruan se Robinson do të dënohet me 100 vite burg pasi i qëlloi edhe një polici gjatë një përplasje 80-minutëshe me policinë.

Rannita u vra ndërkohë që transmetonte direkt në Facebook ndërsa ish i dashuri i saj vrasës e mbante peng.

Ndërkohë që ajo fliste nga kamera, ai dëgjohej të fliste:

K**vë do të bëhesh e famshme? Të gjithë duan të bëhen të famshëm, le të bëhemi të famshëm sot.”

Më pas u dëgjuan të shtëna disa herë radhazi dhe Williams ra në tokë. Në fund të videos, hija e pushkës mund të shihej në sfond ndërsa Robinson qëndronte mbi viktimën.