16:32 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E dhimbshme: Infermierja kineze me koronovirus, i jep përqafim vajzës së saj nga largësia

Koronovirusi po vazhdon të marr jetë jo vetëm në Kinë, po tashmë është përhapur në shumë vende të botës.

Sëmundja vdekjeprurëse, e cila mund të përhapet midis njerëzve, ka vrarë të paktën 427 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 20,700 persona.

Ndërsa, mediat kineze kanë publikuar një video tejet prekëse, teksa shihet një infermiere kineze, e cila është prekur nga virusi, në një spital në Provincën Henan, e cila po i jep vajzës së saj një përfqafim nga “ajri”, transmeton IndeksOnline.

Një video tejet e dhimbshme, ndërsa infermierja s’mund të përmbahet nga lotët.

Ndryshe, të dielën, autoritetet kineze bënë me dijeni se në karantinë është futur edhe qyteti me nëntë milionë banorë, Wenzhou, i pari jashtë Krahinës Hubei në të cilën ka filluar epidemia. Në çdo të dytën ditë nga shtëpia guxon të dalë vetëm një anëtar i familjes për t’u furnizuar me gjërat e nevojshme.