09:50 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E dhimbshme: Në fund të pjesës së parë, trajneri i Sevillas u tha lojtarëve se është diagnostifikuar me kancer (Foto)

Trajneri i klubit të Sevillas, Eduardo Berizzo është diagnostifikuar me kancer në prostatë.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, të cilët thonë se trajneri është diagnostifikuar me kancer të prostatës, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse klubi njofton sot këtë lajm të dhimbshëm, trajneri argjentinas këtë lajm ua dha futbollistëve gjatë fundit të pjesës së parë në ndeshjen e mbrëmshme, Sevilla – Liverpool.

Në mediat e huaja, shkruhet se kjo ishte një arsye shtesë, që Sevilla bëri një rikthim të pabesueshëm kundër Liverpoolit, nga 0 me 3 në 3 me 3.

Kujtojmë se 48-vjeçari u bë trajner i Sevillas gjatë këtij sezoni, dhe erdhi nga Celta Vigo./IndeksOnline/