09:58 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme, një shtatzënë, nga Vitia, humb foshnjën në një aksident trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur me fatalitet.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një foshnjë, e cila ende ishte në barkun e nënës, përjell Indeksonline.

“Viti 17.11.2019 – 14:55. Lidhur me rastin ku lëndime kishte pësuar një udhëtare shqiptare, e cila ishte shtatzënë, raportohet se më 20.11.2019 në QKUK, asaj i kishte ndërruar jetë foshnja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raport./Indeksonline/