18:21 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme, vdes 29 vjeçari nga Mitrovica që ishte në gjendje kome

29 vjeçari nga Mitrovica kishte disa ditë që po qëndronte në gjendje kome, si pasojë e një gjakderdhjeje në tru.

Për shërimin e tij po kërkoheshin edhe të holla në rrjete sociale, ndërsa ai trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sot është bërë varrimi i të ndjerit, ku përveç familjarëve edhe qytetarë të shumtë ia dhanë lamtumirën e fundit5 Gëzimit, trupi i të cilit u varros në varrezat e fshatit Bajskë./Indeksonline/