08:44 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

E dhimbshme/ Vdes aktorja e njohur, disa ditë para ditëlindjes

Aktorja e “The World Turns”, Marnie Schulenburg, ka ndërruar jetë.

Ajo vuante nga kanceri i gjirit, transmeton Indeksonline.

Schulenburg luajti rolin e Alison Stewart nga 2007 deri në 2010.

E njëjta mori pjesë edhe në serialet: Blue Bloods, The Good Fight, Elementary dhe Divorce.

Ajo vdiq disa ditë para se t’i mbushte 38 vite./Indeksonline/