08:10 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

E djathta e fuqishme e Chisoras, e “shkund” Takam-in (Video)

Dereck Chisora është kampioni i ri i peshave të rënda WBA.

Boksieri nga Zimbave mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam, shkruan IndeksOnline.

Një luftë e barabartë dhe me shumë kujdes për dy boksierët. Por, në raundin e 8 Chisora u tregua me efikas, duke rrëzuar dy herë kundershtarin e tij. Ai fitoi me nokaut ndaj ish-kundërshtarit të Anthony Joshua.

Për 34-vjeçarin Chisora, kjo ishte lufta e 36 në karrierë, duke arritur 28 fitore, 20 nga to me nokaut dhe tetë humbje.

Në anën tjetër, për Takam (37-vjecar), kjo ishte lufta e 40, 35 fitore dhe 5 humbje./IndeksOnline/