75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / G T

Kënga e Haalandit! Ku janë tani shokët e sulmuesit të Manchcester Cityt?

Erling Haalandi gjatë adoleshencës kishte provuar me dy shokë të tij të ngushtë të provonin edhe muzikën.

“Bisha” së bashku me dy shokët e tij, Erik Botheim dhe Erik Tobias Sandberg formuan një grup që e quajtën “Flow Kingz”, shkruan Indeksonline

Madje, ata kanë një këngë të publikuar në Youtube me emrin “Kygo Jo”.

Treshja kalonin shumë kohë me njëri-tjetrin. Me futboll, me lojëra të ndryshme.

Por, karriera e tyre mori një kahje krejt ndryshe.

Haaland “shpërtheu” – ku tashmë është pjesë e Manchester Cityt, kurse dy Erikat ngecën në karrierë.

Sandberg është lojtar i IA Akranes në Islandë.

Kurse, Botheim luan te Malmo në Suedi. Për shkak të angazhimeve që kanë, kjo treshe tashmë takohen shumë rrallë!/Indeksonline/