16:06 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

E fundit: Aro Muric nesër firmos kontratë me klubin e njohur spanjoll

Tashmë duket se gjithçka ka përfunduar sa i përket transferimit të Aro Muric në skuadrëne Gironas.

Gjatë ditës qarkulluan lajme se ai do të transferohet te Girona, skuadër që zhvillon aktivitetin e saj në La Liga 2, por asgjë nuk ishte e konfirmuar, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, para pak çastesh gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku tha se menaxheri i portierit kosovar, Kam Hassan ia ka konfirmuar atij se Murici po transferohet te Girona për një vit si formë huazimi.


Më poshtë postimi i plotë i Sadikut:

“E konfirmuar

Aro Muric neser nenshkruan kontrate me Gironan

Menaxheri i portierit te Kosoves, Kam Hassan me njoftoi se Aro sot eshte duke kryer testet mjekesore te ekipi i La Ligas dhe neser do te nenshkruaj kontraten. Ai do te jete i huazuar per nje vit te Girona nga Manchester City”.