E fundit, Asensio refuzon rinovimin e kontratës me Real Madridin

Marco Asensio ka refuzuar ofertën e Real Madridit për vazhdimin e kontratës.
“Relevo Deportes”, raporton se Asensio do të largohet nga klubi mbretëror pas përfundimit të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Ai gjithmonë i dha përparësi Real Madridit por nuk ka marrëveshje pasi gjërat qëndrojnë me vendimin përfundimtar që vjen së shpejti.
Kontrata e Asensios skadon me 30 qershor dhe nëse nuk ndryshon situata në ditët në vijim, ai do të largohet nga Real Madridi.
Klubet e Premierligës dhe PSG janë informuar për situatën nga agjenti i Asensio, Jorge Mendes./IndeksOnline/