23:19 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

E fundit, Barcelona regjistron të gjithë transferimet përveç Kounde

Skuadra e Barcelonës, pas krizës financiare që kishte, së fundi është përballur edhe me një problem tjetër.

Mediat ditë më parë kanë raportuar se blaugranët nuk po mund ti regjistrojnë futbollistët që i kanë transferuar gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline.

Thuhej se Kessie, dhe Christensen mund të largohen falas nëse nuk regjistrohen para ditës së shtune.

Por si duket Barcelona ka zgjedhur problemet me transferimet që ka bërë gjatë verës.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se klubi katalanas ka ka regjistruar të gjitha nënshkrimet e këtij afati përveç Jules Kounde.

Për ta regjistruar ish mbrojtësin e Sevillas, Barcelona duhet të lirojë më shumë hapësirë në listën e pagave, ka raportuar Romano.

Barcelona në këtë afat kalimtar ka transferuar futbollistët si Kessie, Christensen, Lewandoweski, Raphinha e Kounde./IndeksOnline/