10:50 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

E fundit: Bayern Muncheni arrin marrëveshjen me supertalentin e Ajaxit

Skuadra e Bayern Munchenit këtë merkato, do të bëjë edhe një supergoditje.

Pas Leroy Sanesit, skuadra bavareze ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin 19-vjeçar të Ajaxit, Sergino Dest, transmeton Indeksoline.

19-vjeçari ka arritur marrëveshjen personale me bavarezët. Tashmë mungon vetëm akordi midis dy klubeve, raporton gazetari, Christian Falk.

Në rast se arrihet marrëveshja midis dy ekipeve, atëherë mbrojtësi amerikan do të nënshkruajë kontratën 4- vjeçare./Indeksonline/