15:27 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

E gërditshme, miu i ngordhur në Viva Vresh në Veternik

Higjiena në marketet kosovare vazhdon të jetë në nivel të ulët. Kjo video e dërguar nga Viva Vresh në Veternik të Prishtinës tregon gjendjen katastrofale të higjienës.

Një mi i ngordhur shihet tek rafti i pijeve në Viva Vresh, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që në marketet kosovare vërehet prania e minjve, të gjallë e të ngordhur.

Mungesa e inspektorëve sanitarë është një nga arsyet që marketet kosovare hezitojnë t’i kushtojnë më shumë vëmendje higjienës./Indeksonline/

Temat: