09:25 / E Martë, 18 Tetor 2022 / B O

E hoqi shaminë pas garës, zhduket sportistja iraniane!

Në finalen e kampionatit aziatik në Seul, kampionja iraniane në alpinizëm Elnas Rekabi hoqi shaminë e detyrueshme me ligjet e shtetit të saj. Krejt kjo në shenjë proteste kundër regjimit në Iran.

33 vjeçarja është shpallur e zhdukur që nga e diela. Pas veprimit të saj, Rekabi me ekipën e saj u largua me shpejtësi nga hoteli. Gruas iraniane mësohet se i është hequr pasaporta, shkruan Indeksonline.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 , grave iraniane u kërkohet të mbajnë shami dhe xhaketa të gjata në publik për të fshehur flokët dhe konturet e trupit. Ky ligj vlen edhe për të gjitha sportistët në vendin islam, veçanërisht në garat jashtë vendit.

Rekabi u arrestua nga policia morale muajin e kaluar, sepse shamia i kishte rrëshqitur lehtë dhe i dukeshin disa fije flokësh./Indeksonline/