09:01 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

E jashtëzakonshme çfarë ka bërë Luka Doncic, ka aftësi edhe për futboll

Basketbollisti slloven, Luka Doncic vazhdon të tregoj formë fantastike në NBA.

Doncic mund të bie në ‘sytë’ e klubeve futbollistike për paraqitjen e tij të fundit në palestër, shkruan IndeksOnline

Pak minuta para ndeshjes Dallas Mavericks – Philadelphia, Doncic dhuroi spektakël me top të basketbollit. Ai bëri disa matje me top si në stilin e një futbollisti, pastaj mori topin dhe gjuajti nga një kënd i vështirë dhe shënoi.

Slloveni në këtë ndeshje shënoi 32 pikë, 4 asistime dhe 4 kërcime, por skuadra e tij Dallas u mposht me rezultat 95-113 nga Philadelhpia./IndeksOnline/