12:19 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

E kaloi natën në spital, këto janë të rejat e fundit për yllin e Liverpoolit

Naby Keita e ka kaluar mbrëmë natën në spital pas përkeqësimit të gjendjes në përballjen me Napolin.

Ylli i Liverpoolit kishte probleme me frymëmarrje, ndërsa dyshimet e para ishin për një problem serioz në shpinë. Por, lajmet e fundit nga kampi i gjigantit anglez janë pozitive.

Keita është liruar nga spitali pasi ka kryer të gjitha testet mjekësore, të cilat kanë dalur pozitive.

Madje, mesfushori afrikan nuk përjashtohet që të jetë gati edhe për derbin e të dielës ndaj Manchester Cityt./Indeksonline/