13:55 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

E kaluara e errët e hajnit që vodhi mbrëmë në Fushë Kosovë!

Policia e Kosovës ka parandaluar një vjedhje gjatë mbrëmjes së të hënës në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

Ishin dy persona të cilët u kapën në flagrancë nga forcat e rendit.

Sipas PK-së, të dyshuarit për t’iu shmangur arrestit, kishin sulmuar zyrtarët policor me mjete të rrezikshme (sopat dhe çekan). Për tu vetëmbrojtur njëri nga zyrtarët policor ka shtënë në njërin nga personat që po kryenin vjedhjen.

Mirëpo, çfarë historie të errët kishte njëri prej hajnave.

Indeksonline mëson e njëri prej tyre ka raste të shumta të vjedhjeve dhe flet-arresteve.

“I dyshuari në fjalë ka mbi 50 raste të vjedhjeve nëpër Kosovë”, ka thënë një burim i yni.

Vlen të theksohet se policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti, njëkohësisht është zgjeruar rrethi i hetimit edhe për disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë mund të jenë të implikuar.