12:47 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

E keni ditur që Era Rusi ka një “motër binjake” (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi konsiderohet si një pasuri e madhe vokale.

Por përveç kësaj, ajo është e ndjekur edhe në rrjetet sociale e komentohet shumë, transmeton Indeksonline.

Por një “detaj” nga jeta e saj duket se na ka ikur të gjithëve, apo të paktën se kemi besuar. Në disa imazhe të publikuara në “Instagram”, shohim Erën së bashku me “motrën e saj binjake”.

Image result for era rusi

E në fakt, bëhet fjalë për aktorin e “Protokallisë”, Florian Binaj i cili është shndërruar në një sozi të Erës. Në këto imazhe ata shfaqen të dy se bashku, dhe ngjajnë shumë për shkak të trukimi të njëjtë.

Image result for era rusi

“Nuk e di pse të gjithë ata që kanë mbaruar tek Pallati i Pionierëve ngjajnë?? unë jam kjo me fustan të zi” kishte shkruar Floriani në këto imazhe të publikuara.

Për fund, të gjitha komentet ishin me të qeshura dhe shaka rreth imazheve./Indeksonline/