08:35 / E Diele, 25 Prill 2021 / Blerim

E keni parë te filmi ‘Boyka’ – Luftëtari i UFC-së thyen këmbën keq!

Në një ndeshje të UFC-së ndërmjet Hall dhe Chris Weidman ndodhi e papritura.

Luftëtarin Chris Weidman e humbi ndeshjen pasi theu këmbën në tentim për ta goditur fuqishëm kundërshtarin, shkruan IndeksOnline

Ai, goditi kundërshtarin në këmbë, por theu ashtin e këmbës së tij që e bëri atë të alivanoset menjëherë.

Nga video që është publikuar shihet se lëndimi i tij është i rëndë dhe mjaft shqetësues.

Kujtojmë se kjo luftë u zhvillua në kuadër të ‘UFC261’.