10:41 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

E kërcënoi me vrasje përmes telefonit në Klinë, policia kap të dyshuarin

Një person është arrestuar dje në Klinë me dyshimin se i njëjti ka kërcënuar një qytetar me vrasje përmes telefonit.

Kjo është bërë e ditur ne raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit me pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Klinë 17.07.2019-10:49. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se përmes telefonit është kanosur verbalisht me vrasje, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/