20:38 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

E kërkoi Genova, mbrojtësi shqiptar përfundon te FC Prishtina [Video]

Dy ditë më parë, “Tuttomercatoweb” raportoi se për mbrojtësit me origjinë shqiptare Visar Musliu, i cili luan për kombëtaren e Maqedonisë interesohej klubi italian i Genovas, ndërsa futbollisti nga Gostivari i ka befasuar të gjithë duke u transferuar te Prishtina e Mirel Josës.

Më parë për Musliun,  u interesua edhe Shkëndija e Tetovës, ndërsa zgjedhja e tij, për t’iu bashkuar skuadrës kosovare duket paksa e çuditshme.

Emri i mbrojtësit 23-vjeçar, figuron në listën e futbollistëve që kanë udhëtuar drejt Antalias për të zhvilluar minifazën përgatitore dhe prej 2 ditësh ai është duke u stërvitur me Prishtinën.