08:05 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

E kërkoi Juventusi, Milik prezantohet te Marseille

Arkadiusz Milik është huazuar për 18-muaj në skuadrën e tij të re franceze, Marseille.

Sulmuesi ka firmosur kontratë një vit e gjysmë në formë huazimi me gjigantin francez, e cila ka të drejtë ta blejë kartonin e plotë në fund të sezonit me çmim prej 8 milionë euro plus 4 bonuse, shkruan IndeksOnline.

Polaku ishte duke u kërkuar me ngulm edhe nga klubet tjera, derisa spekulimet në Itali thonin se edhe Juventus kishte bërë ofertë zyrtare.

Milik ka shënuar 48 gola për Napolin. Dikur luajti edhe te klubet, si: Ajax, Augsburg dhe Bayer Leverkusen./IndeksOnline/