18:17 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

E kërkoi policia publikisht, reagon oda e mjekëve: Ramadan Sopaj punoi në QKMF-në e Malishevës

Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë sot ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për kapjen e të kërkuarit Ramadan (Feriz) Sopaj,  i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqisht, Komuna e Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Ai është i dëuar me burgim prej 6 vitesh e 6 muaj për veprat penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe dhe sulm seksual.

I njëjti bëhet e ditur se ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Lidhur me këtë ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës ku ka bërë të ditur se Sopaj ka punuar jashtëligjshëm pasi nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së.

“Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm”,thuhet në njoftim./IndeksOnline/