13:38 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

E kërkojnë shumë skuadra, Monchi synon të ‘blindoj’ Under

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka nisur punën për të blinduar talentin turk, Cengiz Under. Paraqitjet e mira të 21-vjeçarit në ndeshjet e fundit, kanë zgjuar interesin e shumë skuadrave, duke ‘alarmuar’ kampin verdhekuq.

Për këtë arsye, rinovimi i kontratës do të ishte zgjidhja më e mirë për Romën, për të mos e humbur futbollistin me një çmim të lirë, edhe pse kontrata e tij skadon më 2022. Tentativa e parë e Monchit duket se është refuzuar nga Omer Ozun, agjenti i sulmuesit anësor, i cili nuk e ka pranuar marrëveshjen e ofruar.

Qëllimi i Romës është që të rinovojnë me turkun, duke vendosur në kontratë një klauzolë më të lartë se 60 milionë euro, zgjidhje që për momentin nuk pranohet nga përfaqësuesit e lojtarit.

Temat: