75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / G T

E kishte thënë edhe Granit Xhaka, Ricardo Rodriguezi arrin marrëveshje me klubin e madh spanjoll

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ricardo Rodriguez, ka arritur marrëveshje me skuadrën e re gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Rodriguezi, do të luajë sezonin e ri me skuadrën e Real Betis në La Liga, shkruan Indeksonline

Edhe Granit Xhaka, bashkëlojtari i tij te “helvetikët” kishte thënë se mbrojtësi anësor meriton skuadër të madhe, sepse ende ka cilësi të jashtëzakonshme.

Kështu, Rodriguezi do t’i ndihmojë Betisit t’i arrijë objektivat për dy sezonet e ardhshme./Indeksonline/