10:38 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E konfirmon familjari i të dashurit të Big Mamas: Përfundimisht janë ndarë Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besjana Kasami (Big Mama) i ka dhënë fund lidhjes që kishte krijuar tash e disa kohë me Arsim Baftiun nga Belgjika.

Vet Big Mama në një nga emisionet në Shqipëri ka konfirmuar ndarjen dhe ka thënë se nuk do të ketë dasëm. Ajo gjithashtu ka mohuar që dasma të jetë përmendur nga Big Mama dhe se një gjë e tillë ishte vetëm aludim i mediave.

“E keni ekskluzive, jemi ndarë” ka thënë Big Mama.

Por Indeksonline ka kontaktuar me një familjar të ish të dashuritë të saj, Mentor Baftiu i cili e ka konfirmuar përfundimisht ndarjen e çiftit.

Ai pranoj se janë ndarë por gjithashtu pohoj se është planifikuar një dasëm për ta kurorëzuar dashurinë e çiftit.

Sipas tij dasma ishte planifikuar të bëhej me 7 shtator të këtij viti në Shkup dhe ishin të ftuar 300 mysafir kurse do të këndonin këngëtar të njohur të estradës si Meda, Xeni, Sinan Hoxha e shumë të tjerë.

Por jeta vazhdon dhe Big Mama po punon në projektet e saj si pjesëmarrjen në emisionin “C’est la vie”  kurse së shpejti pritet të vijë me prurje të reja muzikore./Indeksonline/