15:09 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Lumezi: Është caktuar prokurori i ri që merret me veteranët e luftës!

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka folur rreth çështjes së veteranëve të luftës. Ai ka treguar se nga sot rastin në fjalë, që deri më tani e kishte prokurori Elez Blakaj, do ta ketë një prokuror tjetër.

“Ju e dini se me vendimin tim, në bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatuesit e ligjit kemi vendosur që të fillojmë hetimet për veteranet e luftës. 11 qershor është ngritur një aktakuzë. Duke e parë këtë situatë ne sot kemi vendosur që një prokuror nga Prokuroria Speciale të vazhdojë me plotësimin e aktakuzës sipas sugjerimi të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe shumë shpejt do ta dorëzojmë aktakuzën në Gjykatën kompentete. Sot është caktuar prokurori që do të merret me rastin”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/

 

Temat: