E konfirmon ministri Tahiri: EULEX-it i përfundon mandati me 14 qershor!
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, pritet që të qëndrojë edhe për një kohë në Kosovë, mirëpo, ky misioni nuk pritet të ketë kompetenca ekzekutive.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka konfirmuar për “Indeksonline”se EULEX-i pas dy javësh përfundon mandatin e saj, ndërsa pritet që i njëjti mekanizëm t’i vazhdooj punën vetëm me rol këshillues.
“Me 14 qershor përfundon mandati i EULEX-it. Pra, do të jetë mekanizëm mbikëqyrës dhe këshillues. për institucionet qe e zbatojnë ligjin”, ka thënë ai.
Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së janë dakorduar për vazhdimin e mandatit këshillëdhënës për Republikën e Kosovës.
“Misioni evropian do të japë “mbështetjen e institucioneve të caktuara në Kosovë të cilat janë përgjegjëse për sigurimin e pajtueshmërisë me sundimin ligjit”, thuhet në projekt-vendimin. /Indeksonline/