08:24 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

E konfirmon trajneri i Southamptonit: Jemi në bisedime me futbollistin e Arsenalit (Foto)

Trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino e ka konfirmuar interesimin për futbollistin e Arsenalit, Theo Walcott.

Walcott nuk është i kënaqur nën urdhërat e Arsene Wenger, dhe me gjasë pritet të largohet gjatë këtij mini-afatit, transmeton IndeksOnline.

Ka shumë klube të interesuar për shërbimet e anglezit, por një prej tyre dhe favorite është Southamptoni e cila tashmë ka bërë një ofertë zyrtare. 28-vjeçari është pjesë e “Topçinjëve” që nga 2006-a, duke zhvilluar afro 270 paraqitje./IndeksOnline/