75 Mall Live Search
17:23 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

E konfirmuar, Apple nuk është në pozitën e dytë për prodhimin e telefonëve

Një tjetër firmë analitike konfirmoi se Huawei ka parakaluar Apple si prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve në tre mujorin e dytë të 2018-ës.

Të dhënat që vinë nga Gartner vendosin Huawei të dytin në botë.

Garnter thotë se shitjet e telefonëve në tre mujorin e dytë u rritën me 2% në 374 milion njësi.

Firma thotë se Huawei ka rrëmbyer 13.3% të tregut me 49.8 milion telefonë të shitur, 9.8% më shumë se një vit më parë.

Apple zë 11.9% të tregut me 44.7 milion iPhone të shitur.

Temat: