14:18 / E Diele, 07 Gusht 2022 / C E

E konfirmuar, Dortmundi gjen zëvendësuesin e Haller

Pasi që u diagnostikua me tumor në testikuj, sulmuesi i ri i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, do t’i nënshtrohet tretmanit me kimioterapi, gjë kjo që do ta lë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Në anën tjetër, Dortmundi e transferoi Hallerin si zëvendësuesin ideal të Erling Haaland, ku ky i fundit u largua drejt kampionit anglez, Manchester City.

Dortmundit do t’i nevojitet që të presë për debutimin e Haller, ndërkaq, krerët e klubit kanë lëvizur shpejtë për ta gjetur zëvendësuesin e tij.

Siç raportohet nga Fabrizio Romano, Dortmundi pritet të nënshkruajë me sulmuesin e Koln, Anthony Modeste si zëvendësues të Haller.

Marrëveshja është shumë pranë për tu arritur, ku gazetari i afërt i klubit, Patrick Berger, e ka konfirmuar që Modeste do të jetë zëvendësim i përkohshëm i Haller.

Sulmuesi 34-vjeçar besohet se e ka pranuar propozimin e Dortmundit, ku do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me skuadrën e Edin Terzic.