10:12 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

E konfirmuar: Pas Arbër Prekazit, Gjilani ia merr edhe një futbollist Ballkanit

Skuadra e Gjilanit gjatë javës së kaluar arriti që ta huazoj futbollistin e Ballkanit, Arbër Prekazi për ndeshjet në gara evropiane.

Pas Prekazit, Gjilani ka arritur edhe një marrëveshje me ekipin nga Suhareka. Ata kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit të Ballkanit, Edvin Kuc.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Këtë lajm për Sporti në Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli .

“Po, besoj për dy ditë bashkohet me ekipi. Arbër Prekazi dje i është bashkuar ekipit”, ka thënë Robelli. 

Gjilani me 20 gusht do të luaj ndeshjen e parë para-kualifikues në Evropa Ligë kundër ekipit nga San Marino, SP Tre Penne./Indeksonline/