23:47 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E konfirmuar, UEFA do të vendos se sa bileta do t’i takojnë Kosovës e jo Maqedonia

Kosova do të ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të playoffit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht lokacioni por sipas të gjitha gjasave ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Filipi II” në Shkup, shkruan Indeksonline.

Tifozët e Kosovës, qysh tash kanë filluar të interesohen për këtë ndeshje që zhivllohet në mars të 2020-tës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Indeksonline, ka theksuar që kosovarëve i takojnë 5% të biletave, por do të kërkojë nga UEFA dhe Federata Maqedone që të rris sasinë e biletave.

Megjithatë, sipas rregullores së Uefa Nations League për edicionin 2018/19, është Federata Evropiane e Futbollit ajo që vendos se sa përqind të ulëseve duhet t’i takojnë vendësve e sa mysafirëve.

Neni 37, pika 03 për fazën e playoffit thotë:  “Secili asociacion që merr pjesë në finalet, ka të drejtë të blejë bileta për ndeshjet që i luan. UEFA do të përcaktojë sasinë e biletave të alokuara për secilën Federatë. Faktorët e sigurisë dhe ndarja e mundshme e tifozëve brenda stadiumit, mund të merret në konsideratë”.