E kopjoi festën e Ronaldos por ia pa hajrin/ Ja sa mijëra ndjekës i fitoi në Instagram për 24h

Mjaftoi një gjest i vogël që Myrto Uzuni të bëhej personazh në mediumet më të fuqishme botërore.
Sulmuesi shqiptar realizoi gol me Ferencvaros kundër Juventusit në Torino dhe festoi në stilin “Siuu” të Cristiano Ronaldos.
Popullariteti që fitoi në rrjetet sociale bëri që Uzuni të dyfishonte numrin e ndjekësve në Instagram, shkruan Indeksonline.
Brenda një 2 vitesh, prej se kishte hapur llogarinë e tij, Uzuni kishte afro 13 mijë ndjekës, ndërsa tani atë e ndjekin mbi 22 mijë persona.
Është interesant të theksohet që pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni ndërroi fanellën pikërisht me Ronaldon.
Duket se portugezit i ka pëlqyer gjesti i sulmuesit të kombëtares shqiptare, pasi dukej i buzëqeshur në fund të takimit.
/Indeksonline/