75 Mall Live Search
21:47 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

E kryer, Chelsea fiton garën ndaj Manchester Cityt për Cucurella

Është pothuajse e kryer, Marc Cucurella do të jetë futbollist i ri i skuadrës së Chelsea.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi londinez ka arritur marrëveshje me Brightonin për mesfushorin spanjoll, transmeton Indeksonline.

Marrëveshja thuhet se është arritur në vlerën prej 50 milionë funte.

Pasi Brighton pranoi ofertën e Chelsea, edhe Cucurella është pajtuar me kushtet personale dhe pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2028.

Romano raporton poashtu se Cucurella neser në mengjes do të udhëtoj drejt londrës ku do ti nënshtrohet testeve mjekësore.

Në garë për sherbimet e spanjollit ishte edhe Manchester City, por pasi Brightoni refuzoi ofertën e tyre prej 40 milionë funte dhe pranoi ofertën e Chelseas, ata nuk do të bëjnë ofertë tjetër./Indeksonline/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffabrizioromanoherewego%2Fposts%2Fpfbid0292t27pF4VNk28ftU4TRgjENrSBYaKbS8Scd4X5QpDSYsbEoi9fLEPsP2iM2BQb68l&show_text=true&width=500